Në median rozë po qarkullon gjithnjë e më shumë lajmi se Eros Grezda dhe Oriola Marashi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Thashethemet nisën pasi u zbulua se çifti kishin hequr njëri-tjetrin nga Instagrami dhe prej kohësh nuk bënin dedikime dashurie.
Por Oriola Marashi i “mbylli” gojët e liga, duke treguar se ajo dhe futbollisti janë bashkë. Modelja publikoi një video në Instagram teksa darkonte me Eros Grezën në një restorant në Kroaci.
Zeshkanja seksi nuk e zbuloi imazhin e futbollistit por vetëm dorën e Eros Grezdës, e cila dallohet qartë për shkak të orës që ai mban në dorë për shkak se e kemi parë dhe në foto të tij të tjera.

