Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

I konsumojmë çdo ditë por këto 6 ushqime dëmtojnë veshkat

17:34 / September 27, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ushqimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Veshkat kryejnë një punë të vështirë në organizëm.

Funksioni i tyre kryesor dhe shumë i rëndësishëm është që filtrojnë dhe të eliminojnë mbetjet e ndryshme në gjak.

Veshkat mirëmbajnë ekuilibrat e lëngjeve në trup por edhe çlirojnë hormonet e nevojshme për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Për më tepër, veshkat mirëmbajnë shëndetin e kockave dhe rregullojnë tensionin e gjakut.

Gjatë gjithë jetës, veshkat përballen me një sërë sfidash të ndryshme si pasojë e ushqyerjes, toksinave dhe medikamenteve.

Këto sfida i çelin rrugën formimit të gurëve, e sëmundjeve të tjera që mund të rezultojnë në kolaps të plotë të veshkave.

Ushqimet Që Dëmtojnë Veshkat

Shëndeti i veshkave është jo vetëm në dorë të mjedisit ku jetojmë por edhe në dorë të vetë njeriut.

Ka disa ushqime me të cilat njeriu mund ta teprojë në dëm të veshkave.

Njerëzit që vuajnë nga veshkat ose kanë predispozita të larta të preken nga sëmundje të tilla duhet të shmangin ushqimet e mëposhtme.

Arrorët

Nëse keni predispozita të larta të vuani nga gurët në veshka, atëherë është mirë të mos konsumoni arrorë.

Arrorët përmbajnë oksalate, disa minerale që nxisin formimin e gurëve në veshka.

Ushqime të tjera të pasura me këto minerale gur-formuese janë: spinaqi, panxhari, patatinat, patatet e skuqura.

Avokado

Avokadot përmbajnë sasi të mëdha të kaliumit.

Ky mineral mban nën kontroll lëngjet, ekuilibrat e elektroliteve dhe pehashin.

Puna e veshkave varet fort nga ekuilibri i kaliumit dhe sodiumit.

Nëse ky ekuilibër anon më shumë nga njëra anë atëherë kthehet në problem për veshkat.

Nëse nuk keni probleme me veshkat, atëherë mund të hani avokado pa asnjë problem.

Kafeina

Konsumi afatgjatë i kafeinës mund të përkeqësojë sëmundjet kronike të veshkave.

Për më tepër, një gjë e tillë rrit rrezikun e formimit të gurëve në veshka.

Kafeina ndikon direkt tek aftësia e veshkave për të përthithur lëngje.

Konsumi i arsyeshëm i kafeinës nuk është i rrezikshëm por nëse e teproni me të, veshkat do të vuajnë.

Produktet e Bulmetit

Qumështi, djathi dhe kosi janë të pasura me kalçium dhe rrisin nivelin e tij në urinë.

Një gjë e tillë automatikisht rrit rrezikun e formimit të gurëve në veshka.

Njerëzit që vuajnë nga veshkat duhet të pakësojnë konsumin e këtyre produkteve.

Këto të fundit janë faktor rreziku për sëmundjet e veshkave.

Kripa

Kripa e tepërt në organizëm i detyron veshkat të depozitojnë më shumë ujë që të tresin kripën.

Kjo është një barrë e panevojshme për veshkat.

Konsumi afatgjatë i sasive të mëdha të kripës rrit tensionin e gjakut dhe dëmton aftësitë filtruese të veshkave.

Mishi

Metabolizimi i proteinave që ofron mishi është një nga punët më të vështira për veshkat.

Për pasojë, konsumi afatgjatë i proteinave shtazore rrit rrezikun e formimit të gurëve në veshka.

Njerëzit që vuajnë nga veshkat nuk duhet të konsumojnë shumë proteina shtazore./AgroWeb.org

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.