Gazetari Mentor Kikia në një postim në rrjetet sociale thotë se themelet në arsimin modern shqiptar janë hedhur në 1933, kur ministër i Arsimit ishte Marash Ivanaj. Madje ai thotë se ministri e sfidoi Zogun duke i lënë në tavolinë dorëheqjen e tij nëse e pengonte në këtë reform.
Kur hidheshin themelet e arsimit. Ky në foton është Marash Ivanaj, ministri i arsimit në qeverinë e Ahmet Zogut(1933) që hodhi bazat e arsimit modern shqiptar. Organizoi për herë të parë maturën shtetërore. Sfidoi Zogun duke i lënë në tavolinë dorëheqjen e firmosur, në rast se ai do ta pengonte që ta bënte reformën në arsim ashtu sic mendonte ai. Intelektual i rrallë, që gjithë jetën ia kushtoi edukimit dhe përparimit të atdheut të tij.
Studioi në Romë për për letërsi filozofi dhe jurisprudencë, dhe u shpall si një nga studentët më të mirë në “La Sapienza”. U kthye në atdhe për të rimëkëmbur arsimin shqiptar, shkëlqeu me gjimnazin në Shkodrës, dhe pasi u bë ministër realizoi reformën më të rëndësishme që është ndërmarrë në arsimin Shqiptar”, shkruan Kikia.
