Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I mbijetoi atentatit të dytë, shpëtoi nga i vëllai. Viktima iu kundërpërgjigj me zjarr autorëve

16:09 / July 3, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Aleksandër Baho
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aleksandër Baho, i njohur me emrin Aldo, ka qenë shënjestra e atentatit të ndodhur mesnatën e 1 korrikut në periferi të Elbasanit. 30-vjeçari ka shpëtuar vetëm nga reagimi me armë i vëllait të tij të vogël, Klevin Baho, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i vdekur.

HETIMET

Rreth 48 orë pas atentatit mafioz në fshatin Murras, ku mbeti i vrarë 22-vjeçari Klevin Baho dhe u plagos vëllai i tij i madh, Policia ka arritur të zbulojë të tjera detaje. Pasi ka rrethuar zonën, nga edhe nisën breshëritë e armës me kallashnikov nga një mjet ende i paidentifikuar nga Policia, kjo e fundit ka gjetur poshtë urës, aty ku edhe vdiq 22-vjeçari, një pistoletë të tipit “Glock”.

Pikërisht nga kjo armë dyshohet se i është përgjigjur edhe breshëria e armëve. Shënjestër e këtij atentati mësohet se ka qenë Aldo ose Aleksandër Baho. Ky i fundit rezulton person me precedentë penalë brenda dhe jashtë Shqipërisë. I riu ka jetuar disa vite në Itali, ndërsa para se të emigronte në shtetin fqinj ka kryer një dënim për drogë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Baho, gjatë kryerjes së dënimit mësohet se ka krijuar njohje me dy vëllezërit Admir dhe Genc Tafili. Nga hetimet e para dyshohet se gjithçka lidhet me aktivitetin e 30-vjeçarit në Itali. Gjithashtu, edhe vëllai i vogël i tij që mbeti viktimë kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga shteti fqinj, ku ishte dënuar me burg.

PLAGOSJA

Ky është atentati i dytë që Aleksandër Baho i mbijeton. 30-vjeçari, më 18 shkurt 2016 u plagos rëndë pas një atentati të ndodhur në Asti të Italisë.

Ai u qëllua nga tre persona sapo u vërejt prania e Bahos në një automjet, i cili po kalonte në një zonë të populluar. 30-vjeçari në atë kohë mori dëmtime serioze në shpinë, veshka dhe mushkëri, ndërsa pas rikuperimit mbeti me pasoja sa i takon ecjes, sepse arrin të lëvizë me vështirësi. E gjithë ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë, që çuan dhe në zbulimin e dy autorëve, ndërsa i treti mbetet i paidentifikuar.

Ata janë vëllezërit Valentin dhe Paulin Simoni, 32 dhe 31 vjeç. Drejtësia italiane i ka dënuar ata respektivisht me 12 dhe 11 vite heqje lirie, për plagosjen e Bahos dhe vjedhje me dhunë.

Pas atentatit ata i morën makinën një shtetasi rumun, duke e kërcënuar me armë. Ndërkohë, sipas avokatit të tyre, ka qenë Baho bashkë me gjashtë persona të tjerë që i kanë sulmuar dy vëllezërit dhe për pasojë kanë reaguar për vetëmbrojtje. Konflikti dyshohet se ka nisur për kontrollin e prostitucionit dhe shpërndarjen e drogës.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestues të maskuar nxisin përplasjen para Kuvendit! Tregojnë edhe gishtin e mesit 

14:07 / July 23, 2026

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, seanca ndërpritet sërish

13:01 / July 23, 2026

Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Kryeni regjistrimin e fëmijëve në shkolla përmes e-Albania

12:57 / July 23, 2026

E rëndë në Orikum, humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt në det

12:51 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.