Mbrëmjen e së martës, reperja Loredana Zefi është arrestuar nga policia zvicerane, nën akuzën e kërcënimit dhe zhvatjes së një çifti bashkë me të vëllanë Berat.
Por ditën e sotme, “DeinUpdate” konfirmon se pas marrjes në pyetje nga policia vendase, Loredana është liruar.
“Informacione të reja për çështjen e Loredanës, pasi të martën u mor në pyetje nga policia, janë publikuar. Kjo është vërtetuar nga gjykatësi”, thuhet në raportin e “RapUpdate”.
Zëdhënësi i policisë, Simon Kopp ka deklaruar se nuk ka rrezik se këngëtarja mund të largohet. Ajo është marrë në pyetje të martën dhe ka vazhduar edhe sot të japë deklarata.
Loredana dhe vëllai i saj i madh Berati, thuhet se i kanë marrë para shtetases Petra Z. 52 vjeçe dhe bashkëshortit të saj Hans 53 vjeç.
Sipas mediave zvicerane, reperja e njohur akuzohet se i ka zhvatur shtetases zvicerane rreth 700,000 franga, kurse vëllai i saj, Berati për 200,000 franga, që në total kapin shifrën e 900.000 frangave.
