Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I mori kartat anëtarëve të PD? Basha: Kryetari s’merret me kartat, s’di ku kam timen

17:47 / December 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me akuzat se kishte bllokuar kartat e anëtarëve të kësaj partie.

Basha tha se kryetari nuk merret me karta, ndërsa duke qeshur pohoi se nuk e di se ku e ka edhe kartën e tij të anëtarësisë.

“Do isha përgjigjur duke qeshur po mos të ishim në gjendje që nuk është për të qeshur për familjet shqiptare. Si kam dëgjuar akuzat që ka hedhure sot ndaj meje se i kam marrë kartat anëtarëve? Unë i kam marrë kartat? (Qesh) Shiko e para e punës kryetari i PD s’merret me kartat tani që kujtohem se di ku kam kartën time, Do e kem ose të sirtari i parë në zyrë ose në shtëpi. ne kemi kartën që bëhet dhe identifikimi. Një anëtar identifikohet dhe me kartë identiteti. Unë kam votuar me pasaportë dje. E keni në kamera. Drejtësinë shqiptare e ka makth trekëndëshi i Bermudës, askush prej tyre s’ka dalë para drejtësisë. Unë kam qenë që 32 vjeç para drejtësisë. Nuk kërkova medalje për rrugën Durrës-Kukës, por u provua se ishte e stisur. Jam kulturë tjetër. Jam përballur me drejtësinë dhe drejtësia ka faktuar. Nga Edi Rama dhe njerëz të tij. Tani riciklohen turpshëm nga Berisha, që faktohet se këta janë mendje dhe shpirtërisht afër. PD nuk mund të pajis me karta për hall të Berishës. Nëse nuk mendon se ka shumicën, pse nuk na lë që të dalim zbuluar”, tha Basha.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është përgjigjur edhe në lidhje me akuzat se janë ndërruar bravat brenda zyrave të PD-së.

‘Nuk merret kryetari me bravat! Unë s’di të rregulloj asnjë bravë!’- tha Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026

Ambasadori i ri i SHBA i dorëzoi Letrat Kredenciale, Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Do vijojmë forcimin e partneritetit me Amerikën

15:19 / September 26, 2026

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori Wendt takim me Begajn në Presidencë

11:08 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.