Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

I nxehti afrikan pushton vendin / Meteorologu i njohur tregon zonat ku termometri do të shkojë më shumë se 41°C

11:14 / June 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
termomemter 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Temperaturat në vendin tonë vazhdojnë të jenë të larta, i nxehti afrikan ja mbërthyer Shqipërinë prej disa ditësh. Meteorologu Akil Osmani përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të televizionit Faxnews, foli në lidhje me situatën metorologjike në vendin tonë.

Osmani bëri me dije se ditën e sotme temperaturat në ultësirën perëndimore do të arrijnë në temperatura deri në 41 gradë celciu, madje dhe më shumë në zonat e Cërrikut, Belshit dhe Kuçovës.

Këto temperatura sipas meteorologut janë 10 gradë më të larta se mesatarja e muaji qershor dhe vijnë si pasojë e masave ajrore afrikane që kanë pushtuar Mesdheun.

Rënia e temeraturave sipas Osmanit do të fillojë nga dita e nesërme dhe gjatë fundjavës do të kapin vlerat 35-36 gradë celcius.

“Temperaturat e larta vijojnë të jenë prezente në territorin shqiptar. Vlerat në ultësirën perëndimore do të variojnë nga 38 gradë celcius në 41 gradë, apo dhe të tejkalohen në zona si Belshi, Cërriku dhe Kuçova.

Temperaturat do të jenë të larta jo vetëm në ultësirën perëndimore, por edhe në zonat malore, ku vlerat do të jenë më të larta se 35 gradë celcius.

Këto temperatura të larta vijnë si pasojë e masave ajrore të ardhura nga veriu i kontinentit Afrikan që kanë prekur pellgun e Mesdheut përfshirë dhe Shqipërinë.

Ky muaj do të luhatej në vlerat maksimale 30 gradë celcius, momentalisht shënohen vlerat 41 gradë celcius, 10 gradë më shumë se mesatarja e vlerave normale.

Duke filluar nga dita e nesërme, ashtu dhe fundjava do të sjellin një rënie të lehtë të temperaturave, ku të shtunën do të bien me dy gradë celcius. Rënia e temperaturave do të vijojë edhe të dielën ku vlerat termike do të kapin shifrat 35-36 gradë celcius”, tha Osmani.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.