Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

I sekuestrohen kallashnikov, municion luftarak e bajoneta, arrestohet një nga dy vëllezërit korçarë

09:32 / September 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
POLICIA MALIQ 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Korçës ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë aksionit, është arrestuar një 26-vjeçar, si dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij 21-vjeçar.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar një armë zjarri tip kallashnikov, municion luftarak, krëhëra dhe bajoneta të armëve të zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, si rezultat i hetimeve disa mujore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë dhe kontrollit në territor kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Selcë, Njësia Administrative Gorë, Maliq.

Në vijim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 26 vjeç, banues në fshatin Selcë, Maliq dhe shpallën në kërkim vëllain e tij shtetasin D. M., 21 vjeç, banues në Libonik, Maliq, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe ambientet përreth saj në pronësi të shtetasve të mësipërm, u gjetën 1 armë zjarri tip kallashnikov, një sasi me municione luftarake, 2 krëhëra dhe 2 bajoneta arme zjarri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu u konstatuan edhe disa fidanë të dyshuar kanabis, të cilat dyshohet të jenë kultivuar nga dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sadleva Bodo emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

21:16 / October 12, 2026

Zv.ministri i Brendshëm i Greqisë nga Korça: Çdo grek duhet të kalojë këtu për të parë rrënjët e popullit tonë

20:33 / October 12, 2026

Ministri i Jashtëm izraelit pas takimit me Ramën: Mik i palëkundur i Izraelit…

19:49 / October 12, 2026

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cenon të drejtat e tij dhe të votuesve

19:31 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.