Sali Berisha pasi doli nga Kryesia e Kuvendit, foli për gazetarët, por një qytetare ka tentuar që t’i afrohet, por nuk është lejuar nga truprojat. Më pas ai ka kërkuar që ta lejojnë pasi mendoi se ishte gazetare, por zonja në fjalë kërkonte sqarim për situatën politike në vend.
Pjesë nga diskutimi para kamerave:
Zonja: Nuk e di kush na përfaqëson në Parlament, kemi halle. Këtu ka shkleje ligjore.
Berisha: Ajo ka një hall, unë të besoj, por nuk e zgjidhim dot këtu.
Zonja: Nuk di kë të takoj.
Berisha: Tani çfarë të them? Shkruaj një letër…
Zonja: I shkruaj presidentit nuk marr përgjigje.
Berisha: Unë nuk jam presidenti, jam Sali Berisha. Jam i gatshëm të shqyrtoj hallin tuaj brenda mundësive të mia, unë thash se kishe ndonjë hall personal familjar, për këto shko futu në ndonjë parti.
