Ines Hajrulla i shpëtoi atentatit të dytë ndaj tij më 10 maj të këtij viti, por vetëm një muaj më pas është vënë në pranga për armëmbajtje pa leje dhe tentativë vrasje.
Sipas policisë ai është kundërpërgjigjur me pistoletë në drejtim të automjetit ku ndodheshin personat e pa identifikuar që kanë hapur zjarr me armë në drejtim të lokalit ku ndodhej vetë djali i biznesmenit.
Lexo edhe- Atentati në Vlorë, djali i biznesmenit i shpëton për herë të dytë vrasjes
NJOFTIMI I POLICISE
Kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10 Maj 2019 në Lungomare.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është kundërpërgjigjur me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit ku ndodheshin personat e pa identifikuar që kanë hapur zjarr me armë në drejtim të lokalit ku ndodhej shtetasi I.H.
Në lidhje me ngjarjen mbeti i plagosur 63 vjeçari D.C, i cili ishte klien në një lokal tjetër me distancë prej 70 m larg.
Gjykata i ka caktuar shtetasit I. H, masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Vrasje kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.