Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I vunë zjarrin KZAZ-së së Bushatit, arrestohet dhe vëllai i kryebashkiakut të Vaut të Dejës

12:26 / June 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ZJARR 1
Foto ilustruese
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shkodrës bën të ditur se është arrestuar edhe vëllai i kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Alfred Hila, duke e çuar kështu në 15 numrin e të arrestuarve për zjarrin në KZAZ nr.6 në Bushat.

Lexo edhe- Shkodër, zjarr në një KZAZ në Bushat

Më herët në një dalje për mediat, zv.drejtoresha e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj dha dhe detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të enjtes.

Lexo edhe- Kush janë të arrestuarit dhe të shpallur në kërkim për ngjarjen në Bushat

NJOFTIMI I POLICISE SHKODER

Bushat/ Shkodër.

Shkon në 15 numri i të arrestuarve për sulmin ndaj KZAZ dhe punonjësve të policisë.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vau Dejës në këto momente është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

  • Alfred Hila, 51 vjeç, vëllai i kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës.

Kapja dhe ndalimi I tij u bë pasi më datë 27.06.2019, rreth orës 20:00, së bashku me shtetas të tjerë kanë sulmuar KZAZ duke përdorur sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ, si dhe në drejtim të punonjësve të policisë, ku për pasojë janë djegur materialet zgjedhore, si dhe janë dëmtuar tre punonjës policie të Komisariatit të Policisë Vau Dejës të planifikuar në shërbim pranë kësaj KZAZ-je.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale në ngarkim të autorëve të sulmit me bomba molotov dhe djegies së materialeve zgjedhore, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale të ‘’Shkatërrimi i pronës me zjarr’’, ’’Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë të rendit publik’’ dhe ‘’Dëmtimi i materialeve zgjedhore”, parashikuar nga nenet 151/2, 236/2 dhe 326/a të Kodit Penal.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Chay Bowes postoi fotot e protestës në Tiranë, Rama: Klloun i propagandës ruse, sot u sanksionua nga BE

21:40 / November 16, 2026

Rama takon Metsolën në Bruksel, Presidentja e PE: Mund të mbështeteni te ne për anëtarësimin në BE

21:00 / November 16, 2026

Thaçi: Jam krenar që kam qenë ushtar i UÇK-së, ajo uniformë është nder dhe krenari

20:40 / November 16, 2026

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.