Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ibrahimaj: 2.5 miliardë lekë për kompensimin e ish-pronarëve

11:37 / November 23, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ndertime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetëm 2.5 miliardë lekë, nga 3 miliardë lekë të planifikuara në buxhet parashikohet të shpërndahen deri në fund të vitit për kompensimin e ish-pronarëve.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot gjatë diskutimit nen për nen të projektbuxhetit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave se shpërndarja e këtij fondi ka vështirësi në përthithje.

Ministrja tha se për këtë arsye edhe fondi i parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2022 do të pakësohet me 500 milionë lekë, duke shkuar në 4.5 miliardë lekë nga 5 miliardë lekë që planifikohej.

“Arsyeja pse vendosëm të prekim këtë fond, me gjithë vullnetin tonë për t’i kompensuar e kryer pagesat ka vështirësi në përthithje. Do të jetë e vështirë që fondi prej 5 miliardë lekësh të disbursohet i tëri”, deklaroi ministrja.

Ndërkohë opozita kërkoi që fondi për kompensimin e ish-pronarëve të shtohet e jo të pakësohet.

Propozimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë shqyrtohet sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave që është edhe komisioni përgjegjës, për t’u votuar të enjten në seancën plenare për miratimin nen për nen të projektbuxhetit për vitin 2022.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kreditë me probleme bien në nivel rekord të ulët/ Zbret në 3.70%, por rritet me vlerë

14:40 / August 10, 2026

Pagesat në Shqipëri nga telefoni brenda pak sekondash, TIPS Clone nis në nëntor: Transfertat do të kryhen në kohë reale

11:32 / August 8, 2026

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje minimale pas vendimit të Kushtetueses

16:41 / August 7, 2026

Rivlerësimi i pronave me taksë 5%, Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

16:40 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.