Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Igli Tare drejt Milanit, ish-drejtori i Lazios reagon: Orë vendimtare

20:18 / March 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
igli tare 600x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 5 vite më parë Igli Tare ishte drejtori sportiv i Lazios dhe ndër më të lakmuarit nga presidentët e klubeve të tjera të futbollit italian dhe ashtu si po përflitet dhe diskutohet sot, edhe në atë kohë drejtuesit amerikanë të Milanit, të tjerë nga këta aktualët filluan kontaktet me Igli Taren.

Në një intervistë të asaj kohe për Top Channel, Tare sigurisht nuk e fsheh entuziazmin dhe kënaqësinë për të qenë në krye të një klubi si Milani dhe pse në atë kohë ishte në krye të Lazios.

“Sigurisht që është diçka shumë e mirë deri në një moment të dytë, sepse janë gjëra që duhet të dish t’i menaxhosh mirë. Por unë jam në një ambient shumë familjar dhe një klub të madh. Sa i përket të nesërmes nuk mund ta parashikoj sepse unë vërtetë e quaj Lazios një klub shumë të madh, por duke qenë se jemi profesionist gjithçka mund të ndodhi”, tha asokohe Igli Tare-ish-drejtor i Lazio-s.

Por në qershor të vitit 2023 Tare largohet pas 18 vitesh nga Klubi i Lazios dhe dy vitet e tij në pamje të parë pushim kanë shërbyer për të pritur momentin e duhur për të gjetur atë që i përshtatet më shumë.

Nëse në deklaratën e pak viteve më parë dukej ëndërr dhe disi larg, sot Igli Tare është shumë pranë postit të drejtorit sportive të Milanit, Tare konfirmon vetëm se janë orët vendimtare dhe duhet durim.

Sakaq dita e mërkurë me gjasë do të jetë afati maksimal i zyrtarizimit të këtij lajmi që edhe për mediat italiane që ndodhen edhe më pranë klubit, ka mbetur thjeshtë formalizimin.

drejtori Igli Tare Milanit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 2026

Zyrtare/ Vedat Muriqi kthehet në Turqi, do të jetë sërish pjesë e Fenerbahçe

21:42 / June 18, 2026

Neymar do të bëhet baba për herë të pestë! Zbulohet gjinia e bebit, familja e futbollistit zgjerohet sërish

21:59 / June 16, 2026

Nga “pleqtë” e luksit te djemtë e rrezikshëm: Ja kush janë protagonistët që do të ndezin Botërorin

22:40 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.