Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Iken burri i ministres Olta Xhaçka

18:31 / April 27, 20173 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Artan Gaci2 1024x773
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për 8 vjet, me mandatin e deputetit të Partisë Socialiste, pata fatin të përfaqësoj në parlament qarkun e Tiranës. Një mandat në opozitë e një në mazhorancë. Gjatë të cilëve shpresoj që, duke dhënë maksimumin tim, të kem përmbushur sadopak besimin e dhënë.

Për këtë mundësi dua të falenderoj të parin Kryetarin e PS, mikun tim Edi Rama, i cili ishte i pari që besoi tek unë dhe shume të tjerë si unë; duke thyer shumë tabu, përfshirë atë të mospërfaqësimit të sipërmarrjes në PS në parlament. Falë asaj largpamësie, sot qasja e PS dhe e qeverisë ndaj sipërmarrjes është transformuar në një marrëdhënie besimi, shërbimi e respekti reciprok, frytet e së cilës do i shohim çdo ditë e më shumë.

Falenderoj kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, që me seriozitetin dhe me urtësinë e tij vazhdon të jetë një garanci e madhe e ruajtjes së ekuilibrave në reformimin e vazhdueshëm e pozitiv në Partinë Socialiste. Pavarësisht rrënjëve tradicionale të tij, mbetet një nga njerëzit më të hapur e më mbështetës të modernizimit të kësaj familjeje të madhe dhe një mik i shtrenjtë për gjithsecilin nga ne.

Falenderoj gjithë kolegët deputetë socialistë, me te cilët kemi ndarë beteja të rëndësishme në opozitë e sfida vendimtare gjate 4 vjeçarit të qeverisjes me reformat e papara ndonjëherë në historinë e tranzicionit.

Falenderoj të gjithë drejtuesit, anëtarët dhe votuesit e PS në rrethin e Tiranës: në Kashar, Vaqar, Pezë, Ndroq, Vorë, Prezë, Farkë e Bërxull, me të cilët ndava sfidat e vështira të riorganizimit, dhe në saj të kontributit të madh të gjithsecilit prej tyre, arritëm të reformojmë totalisht Partinë Socialiste në rrethin e Tiranës duke e kthyer mbas shumë vitesh në forcë fituese absolute në secilën prej këtyre njësive.

Me këto falenderime po i paraprij vendimit për të mos kandiduar një mandat të tretë si deputet, me garancinë se mirënjohja dhe kontributi im për vendin dhe Partinë Socialiste nuk mbyllet me këtë vendim. Përkundrazi, janë të pafundme dimensionet dhe hapësirat për cilindo që do të kontribuojë, të cilat nuk kushtëzohen e as nuk mund të mbyllen vetëm në sallën e parlamentit.

Jam shume i bindur se do ia dalim të kapërcejmë edhe këtë situate të vështirë, ku tentojnë të na fusin jo vetëm drejtuesit e Partisë Demokratike, por të gjitha forcat e errëta anti-shqiptare të aktivizuara në maksimum për të bllokuar këtë rilindje historike të shqiptarëve në Ballkan.

Edhe unë, si pjesa më e madhe e shqiptarëve, jam krenar që jam pjesë e kësaj force politike drejtuar nga Edi Rama, e cila është shpresa dhe garancia e vetme dhe e madhe e çdo shqiptari patriot që e do Shqipërinë pjesë të Europës, që e do këtë vend të bukur e drejt rrugës së zhvillimit, që i do shqiptarët krenarë e dinjitozë, dhe pas shumë shekujsh të ndihen dhe të respektohen si mirëfilli europianë. /TiranaNews/

deputet Olta Xhaçka PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.