Ai është 38 vjeç dhe ka marrë deri tani 12 espulse nga prefekti i Reggio Emilia, Bologna dhe Treviso, dhjetë prej të cilëve janë me shoqërim të detyruar në kufi, me tetë denoncime të regjistruara për hyrje të paligjshme dhe dy denoncime se ka dhunuar masat e vendosura nga kuestura si një alternativë shoqërimi.
Pra, për mediat italiane 38-vjeçari shqiptar Emiljano Fejzo është një rekordmen, që dje kishte dalë nga burgu i Pulce pasi kishte vuajtur dënimin prej tetë muajsh si rezultat i shkeljeve të kryera për hyrje të paligjshme në Itali. Ai u dërgua menjëherë në aeroportin e Malpensës për tu riatdhesuar në Shqipëri pas espulsit të fundit nga Reggio Emilia.
Rekordi është përë numrin e shumtë të rihyrjeve, ku Fejzo ka ardhur përmes detit e që gjithmonë kthehej në Reggio Emilia. Ai kishte një dosje penale për krime kundër pronës dhe ishte dëbuar në fillim të vitit 2018 në Shqipëri. Por në vetëm pak muaj ai u shfaq sërish në Itali dhe u arrestua për hyrje të paligjshme në territorin italian.