Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

IKMT zbarkon në Vlorë, gjobiten dy biznese. Administratorët në hetim

08:36 / May 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia vlore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

IKMT ka zbarkuar në Vlorë ku ka gjobitur dy biznese të Impianteve të Përpunimit të Inerteve në zonën e Bunavisë, pasi kanë punuar ndërkohë që iu ishte pezulluar leja e shfrytëzimit të aktivitetit të tyre dhe ishin pa leje mjedisore.

Të dy bizneset për këtë janë gjobitur me 40 milionë lekë.

NJOFTIMI I PLOTE

Vlorë

Vijon operacioni për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
Evidentohen dhe gjobiten dy subjekte të tjera për shkelje në zonën e Bunavisë, Vlorë.
Aksioni nga Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT).

Dy subjekte të Impianteve të Përpunimit të Inerteve, me administratorët përkatës F. H. dhe V. D., në zonën e quajtur Bunavi, Vlorë, kanë përpunuar dhe transportuar inerte në mënyrë të paligjshme, pasi iu është pezulluar leja e shfrytëzimit të aktivitetit të tyre, dhe pa leje mjedisore.

Në vijim të veprimeve, Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Vlorë, ka nisur procedimin penal ndaj administratorëve të këtyre subjekteve, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.

Gjithashtu, IKMT ka ndëshkuar subjektet në fjalë me masë administrative, në total 4.000.000 lekë të rinj, për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, konkretisht:

● Subjekti i Impiantit të Përpunimit të Inerteve, me administrator F. H. ka marrë masë administrative 2.000.000 lekë të rinj;

● Subjekti i Impiantit të Përpunimit të Inerteve, me administrator V. D. ka marrë masë administrative 2.000.000 lekë të rinj;

Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 ose në Komisariatin Dixhital.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen

12:54 / November 13, 2026

Ndërprerja e shërbimeve Microsoft 365 prek edhe transportin ajror

12:42 / November 13, 2026

Sky News depërton në rrjetet shqiptare të kokainës në Britani dhe zbulon “hilet”, si bëhet rekrutimi përmes TikTok-ut, një telefon shitet 300 mijë paund

12:40 / November 13, 2026

Blindohet siguria kibernetike/ Ndryshime në ligj, SHISH dhe ushtria pjesë e strukturës së re

12:35 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.