Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ilaçi që vjen nga “karota vdekjeprurëse” mund luftojë Covid-19 dhe të shpëtojë botën

12:23 / February 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 601a859f5c366
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ilaç eksperimental kundër kancerit që rrjedh nga një bimë helmuese mund të ndalojë Covid-19 shprehen shkencëtarët.

Shkencëtarët e Universitetit Nottingham pretendojnë se thapsigargin duhet të jetë efektive kundër koronavirusit dhe viruseve të tjera që shkaktojnë ftohje.

Ilaçi që merret nga bima e thapsisë  ‘karrota vdekjeprurëse’  e cila është vdekjeprurëse për bagëtinë dhe delet dhe gjendet në Mesdheun perëndimor, po jep prova se mund të jetë një kurë e mirë kundër kancerit të prostatës.

Por studiuesit kanë zbuluar se ky ilaç mund të jetë në gjendje të ndalojë infeksionin SARS-CoV-2, i cili shkakton Covid.

Provat gjithashtu zbuluan se ilaçi,  të cilin njerëzit do kenë mundësi ta marrin si pilulë nëse provohet se funksionon, ishte efektiv kundër koronavirusëve që shkaktojnë ftohjen e zakonshme, si dhe virusit sincital të frymëmarrjes (RSV) dhe gripit.

Studiuesit besojnë se efekti i këtij ilaçi kundër një sërë virusesh të frymëmarrjes mund ta bëjë atë veçanërisht të dobishëm në pandeminë e koronavirusit.

Në vend që të synojë koronavirusin specifikisht, antivirali mund të përdoret për të penguar zhvillimin e një vargu virusesh që shkaktojnë simptoma të ngjashme.

Kjo zbatueshmëri e gjerë mund të bëjë që ilaçi të jetë efektiv kundër pandemive të ardhshme si për shembull ‘Sëmundjes X’, sipas studiuesve.

Profesori Kin-Choë Chang, një nga studiuesit kryesorë, u shpreh se duhen më shumë testime për të qenë të qartë sepse ende nuk ekzistojnë prova se ky ilaç do funksionojë tek njerëzit. Ndër të tjera ai shtoi se ky ilaç duhet parë me prioritet sepse mund të jetë një trajtim i mirë antiviral kundër Covidit dhe gripit. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.