Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Incidenti në Himarë, personi që realizoi videon rrëfen tmerrin: Na ndoqi një motor deri në Sarandë, 4 të tjerë na…

13:41 / June 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60d4695c4ac87
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Personi i cili filmoi videon ku pronarja e një hoteli në Livadh i bllokoi rrugën me pretendimin se ai dhe familja e tij i shkaktuan dëme në biznesin e saj, Visar Mato, ka deklaruar se makina e tij është ndjekur nga një person me motor deri në komisariatin e Sarandës.

Duke folur në emisionin me “Zemër të hapur”, ai thotë se gjatë rrugës për në komisariat, personi me motor, të cilin ai nuk e njihte, i ka bërë me shenjë që të hapte xhamin e makinës dhe të ndalonte.

“Fëmija është trembur shumë. Nuk ka shkuar këto ditë në shkollë. Kërkon të rrijë me mua gjithë kohës. Dikush kërcënonte se kishte armë në brez. Na kanë ndjekur me motor deri në komisariat. Ne i hodhëm videot në Facebook. I bëmë videot private pasi arritëm në komisariatin e Sarandës. Këto video janë bërë nga brenda makinës time. Nëse ajo nuk donte që të dilte në kamera të mos dilte përpara makinës time. Ishin katër veta që na ndoqën. Një person që na ka ndjekur nga prapa deri në komisariat ishte një person me motor. Më kërkonte që të hapja xhamin e makinës dhe të ndaloja. Ndërsa një tjetër makinë me 4 persona na ka tentuar të na bllokojë rrugën. Unë iu shmanga. Frenova që ajo të na parakalonte” – tha Mato.

Gjithashtu Visar Mato deklaroi se nuk ka shkuar në atë hotel me qëllimin për të prishur imazhin e këtij biznesi pasi refuzon njohjen me pronaren.

“Zonjën nuk e kisha parë më përpara. Se kisha parë as në recepsion. Pretendimi i zonjës se unë kam shkuar qëllimisht për të prishur imazhin e hotelit është absurd. Të thuash që të shkosh dhe të djegësh çarçafin të jetë një çështje për prokurorinë. Unë isha për herë të parë për hotelin. Bashkëshortja ime e zgjodhi hotelin rastësisht. Unë jam një person që duke qenë biznesmen, kuptoj vështirësitë që ka një biznes në menaxhim. Duke parë problematika të tilla, nuk mund të gjesh një punonjës të saktë. Nuk janë problematika që mund t’i bëjnë publike” – tha Mato.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.