Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Integrimi në BE, Balla: Shqipëria ka bërë një proces të jashtëzakonshëm

10:37 / November 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3505
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë ceremonisë së hapjes së Edicionit të X-të të Shkollës së Integrimit Europian, vlerësoi se Shqipëria ka bërë një proces të jashtëzakonshëm drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës së tij para studentëve, Balla theksoi pjesëmarrjen e lektorëve nga institucione europiane, universitete ndërkombëtare dhe ekspertë rajonalë, duke vënë në dukje se interesi për shkollën po rritet çdo vit.

“Ku do ta gjeni veten secili prej jush në përfundim të kësaj shkolle… E theksoj me krenari që ka patur plot lektorë të nderuar nga Komisioni Europian, Parlamenti Europian, universitete ndërkombëtare dhe ekspertë ndërkombëtarë rajonalë nga vende që e kanë përfunduar procesin, vende që janë në këtë proces si Mali i Zi, por edhe ekspertë nga media, biznesi dhe shoqëria.
Më vjen mirë, deri edhe në nivel ministri. Ka nga ata që kanë bërë shkollën dhe sot i kemi ministra, zv.ministra, drejtorë…

Mbi të gjitha ndihem krenar që interesi për të marrë pjesë në këtë shkollë është i madh, vjen çdo vit duke u shtuar. Do të vazhdojë të mbetet shumë i angazhuar për ta vijuar këtë traditë të suksesshme.
Duke rritur njohuritë dhe ndërgjegjësimin për të gjithë aktorët e përfshirë, pasi integrimi nuk është vetëm proces i institucioneve, por i interesit mbarëkombëtar.
”, tha Balla.

Sipas tij, raporti i fundit i KE-së tregon se Shqipëria ka bërë progres të pakrahasueshëm me asnjë vend tjetër në këtë proces, dhe 91% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin në BE.

“Pas hapjes së 5 kapitujve të negociatave, shoqëria është tani në një fazë të re thelbësore. Vetëm pak ditë më parë, KE publikoi dhe raportin e fundit për Shqipërinë, ku ka një fjalë të pakundërshtueshme: Shqipëria ka bërë një progres të pashembullt, të pakrahasueshëm me asnjë vend që ka qenë pjesë e këtij procesi.
Ky është një vlerësim i qartë për angazhimin politik të Shqipërisë.
91% e shqiptarëve shprehen se e duan dhe e mbështesin anëtarësimin në BE.
Ne politikanët shqiptarë jemi më me fat se gjithë politikanët në rajon për shkak të mbështetjes që vetë qytetarët shqiptarë kanë.”
, tha Balla.

BE Integrimi Shqipëria Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.