Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Interneti, shqiptarët e përdorin për të kërkuar informacion dhe parë filma, europianët për të marrë e-mail-e

08:27 / January 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
a7 9
Komploti: Me përparimet në teknologji, qeveria po përdor burimet e saj për të vëzhguar qytetarët. E vërteta: Në 2016, agjencitë qeveritare dërguan 49,868 kërkesa për të dhënat e përdoruesve në Facebook, 27,850 për Google dhe 9,076 për Apple, sipas Fondacionit Elektronik Frontier (EFF), një organizatë jofitimprurëse kryesore që mbron liritë civile në botën digjitale dhe këshillon publikun për çështjet e privatësisë në internet.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipëri 68.6% e individëve të moshës 16-74 vjeç deklaruan se ishin përdorues të internetit (të paktën në tre muajt e fundit). Sipas Eurostat, në Bashkimin Europian përdorimi i internetit nga e njëjta grupmoshë përllogaritet të jetë 87%, rreth 18 pikë më shumë krahasuar me Shqipërinë.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në anketën e përdorimit të teknologjisë së informacionit,  aktivitetet kryesore që kryhen nga shqiptarët nëpërmjet internetit në “tre muajt e fundit”  që janë pyetur kërkimi i informacionit për mallrat dhe shërbimet (për 50,2 % të përdoruesve të internetit), marrjen ose dërgimin e e-mail-eve (32,5 %) dhe për të parë filma në internet (live ose të ruajtura online 38,2 %).

Në ndryshim, pjesa më e madhe e europianëve (75%) janë përgjigjur se më së shumti e përdorin internetin për të marrë ose dërguar e-mail-e, ndërsa në vende të dytë renditet kërkimi i informacionit, i ndjekur nga dërgimi i mesazheve, apo i të lexuarit të shtypit. Gjithashtu pjesa më e madhe e europianëve kanë deklaruar se e  përdorën internetin për të veprime e lehtësira bankare (58%), për të marrë pjesë në rrjetet sociale (57%), për të kërkuar informacion shëndetësor (55%), për të dëgjuar muzikë (53%) dhe telefonikë ose thirrje video. (52%).

Ku përdoret më shumë interneti në Europë, Shqipëria lë pas vetëm Bullgarinë

Interneti gjen një përdorim të gjerë në vendet e Bashkimit Europian, por rekordi në 2019-n është shënuar në Islandë, ku thuajse 100% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë përdorur internetin në 3 muajt e fundit që është kryer pyetësori.

Po ashtu, përqindja ka qenë shumë e lartë në vendet si Zvicra dhe Danimarka me përkatësisht 97% të anketuarve që kanë deklaruar se janë përdorues, ndjekur nga Norvegjia dhe Suedia me 98%.

Janë vlerësuar me 90% të përdoruesve të anketuarit në vende e Europës Perëndimore si: Spanja, Gjermania, Finlanda, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Luksemburgu.

Nga ana tjetër, përdorimi i internetit është vlerësuar si më i ulëti në vendet e Europës Lindore, ku rekordi më i ulët është regjistruar në Bullgari, ku vetëm 68% e të anketuarve në moshën 16-75 vjeç kishin përdorur internetin në 3 muajt e fundit qe janë pyetur. Më pas renditet Shqipëria me 68.6% të përdoruesve, Rumania me 74%.

Në vendet fqinje si Italia dhe Greqia përdorimi i internetit ishte përkatësisht 76% në të dyja vendet./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga Sudani në Ukrainë si “Made in Albania”/ Vengu: Kompanitë dhe kontratat kalojnë filtrat e sigurisë

22:39 / October 5, 2026

Haradinaj nga Kuvendi i bën thirrje Kurtit: Kthehu ta votojmë ligjin

21:59 / October 5, 2026

11 kg kokainë, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

21:19 / October 5, 2026

Protesta për Dhomat e Specializuara, qytetarët bllokojnë të gjitha hyrjet e Kuvendit  

20:19 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.