Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ish-bashkëshortët përplasen live në emision: Fëmijën tim ta mbajë shteti se është jetim

14:04 / September 11, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zemer e hapur 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Fëmijën tim ta mbajë shteti se është jetim”. Kjo ka qenë deklarata befasuese e një babai për djalin e tij, ndërsa u përball sot live me ish-bashkëshorten në studion e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘Neës24’. Teksa ish-gruaja ishte e pranishme në studio, ku i kërkonte ish-burrit që të shihte më shpesh djalin e tij, sot 11 vjeç, ai është bërë pjesë e emisionit me një lidhje telefonike.

Ai tha se gjithmonë e kishte takuar djalin, madje i kishte kërkuar edhe 11 vite më parë ish-gruas që ta mbante ai fëmijën.

Historia e trishtë e Inës (VIDEO)

Historia e pazakontë e Inës 31-vjeçare, nënë e 3 fëmijëve, të ardhur në jetë nga 3 bashkëjetesa të ndryshme, është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘Neës24’. Telashët për Inën nga Korça nuk kanë të sosur, ndërsa rrëfeu kalvarin e vuajtjeve, ku e vetme rrit tre fëmijët.

Nga studio e emisionit të moderuar nga Evis Ahmeti, 31-vjeçarja tregoi se bashkëshortin e parë e kishte njohur në moshë fare të re. “Familja ime përbëhet nga 2 prindërit punëtor dhe një vëlla që me ka falur shumë. Prindërit dhe vëllai me kanë ndihmuar shumë dhe pa ata nuk do ja kisha dale dot kurrë. Kam qene e lidhur me prindërit deri 18 vjeçe ndërsa me vëllain kemi qenë si shok. Por pas ndarjes nga burri i parë gjërat ndryshuan. 17 vjeçe u fejova, ndërsa 20 vjeçe u bëra nënë. Deri sa djali shkoi 4 vjeç ai nuk punonte. Djalin e takon vetëm 1 ose 2 herë në vit (djali nuk do që ta takojë babain e tij). Djalin e kam të sëmurë nga sytë. I kërkova lekë babait të tij (ish-burrit) se me duheshin për problemet me syrin që ka djali dhe ai nisi të tallej dhe unë i bëra bllok. Burrin e parë e njoha në shkollë. Pas dy vitesh në jetë erdhi djali. Me të u ndava pasi zbulova që ai kishte një tjetër, shoqen time të ngushtë. Më pas mora vesh që e kish lënë edhe atë shtatzënë”-, rrëfen gruaja.

Pas zhgënjimit të parë Ina tha se u njoh me dikë tjetër, por në kushte jo të zakonshme, pasi ai ishte në burg.

“Njoha nga një mikesha ime dikë tjetër, i cili kishte qenë një herë i martuar. Kam qenë me celebrim, e kam njohur kur ka qenë burg. Me të linda një djalë i cili sot është 6 vjeç e gjysëm. Divorcin e bëra kur ai isha në burg, pasi mora vesh që ai fliste me një komshien time dhe një tjetër problem ishte vjehrra, e cila ishte shumë diskriminuese përsa i përket fesë time. Sot ai ka dalë nga burgu është martuar me dikë tjetër dhe nuk bën fare djalin”, shprehet 31-vjeçaria. Pas dy zhgënjimesh Ina rrëfen se rinisi jetën e saj në Tiranë. Aty ajo filloi të punojë në një biznes, që tregtonte ushqime të çastit ku ishte ortake me dikë tjetër. Fati desh të njihej me dikë i cili ishte klient.

Ina rrëfen se u dashurua me të, por problem ishte familja e djalit, e cila nuk donte që ai të merrte për grua një nënë me dy fëmijë. “U njoha me dikë tjetër kur erdha në Tiranë. Punoja këtu. Familja e tij nuk donte sepse isha me dy fëmijë, ndërkohë që isha shtatzënë, ai më la për dikë tjetër. Më braktisi dhe nuk e njohu as fëmijën. Gjatë shtatzënisë se tretë (me bashkëjetuesin e tretë) familja me braktisi. Deri 6 muajshe doja ta hiqja atë fëmijë sepse nuk doja një të tretë. Askush nuk më strehonte, fëmijët e mi mbante nena por nuk me fliste. Jua mbajta të fshehur shtatzëninë e tretë dhe familja e mësoi vetëm kur isha gati të lindja. Një pastore më strehoi. Kam punuar kudo. Kam punuar si pastruese vetëm që fëmijët e mi të jetojnë. Partneri i tretë më detyroi ta lindja atë fëmijë se me thoshte se nëse nuk e lindja, atëherë nuk ishte i tij. Por vajza me dhemb me shumë në shpirt, pasi ka mbetur pa atësi. Nuk dua të shkojë në shkollë dhe të mbetet pa atësi e bija e kujt është. Me burrin e tretë nuk ndihesha mirë, pranoja gjithçka se nuk kisha ku të shkoja. Kur isha 6 muajshe më kërkoi që fëmijën ta hiqja. Por nuk e hoqa. Më pas ai më thoshte ‘hiqe fëmijën se unë nuk e dua me’. Më pas më tha; ‘Mbaje fëmijen se do vij’, në fakt nuk erdhi me kurrë”, tha gruaja me lotë në sy. (BalkanWeb)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyshohet se gëlltiti drogën, ndërron jetë gjatë intervistimit në polici 26-vjeçarja në Kosovë

13:55 / November 16, 2026

Patos/ Tritol portës së banesës së 33-vjeçarit me “arrest shtëpie”

10:20 / November 16, 2026

Kontrolle në kufirin e Korçës/ Arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Austri, goditen dy raste kontrabande

10:02 / November 16, 2026

I përfshirë në vrasjen e një personi në 2023/ Shkodër, vihet në pranga 23-vjeçari

09:46 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.