Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz tërhiqet nga politika

13:10 / December 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sebastian Kurz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz njoftoi më 2 dhjetor se po tërhiqet nga politika, pothuajse dy muaj pasi dha dorëheqje nga posti. Kurz ishte i përfshirë në një skandal korrupsioni. Njoftimi për tërheqje nga politika përmbyllë karrierën spektakolare të Kurzit i cili u bë kancelar në moshën vetëm 31 vjeçare, me çka u bë kreu më i ri i ndonjë qeverie i zgjedhur në mënyrë demokratike, në vitin 2017.

“Për mua fillon kapitull i ri në jetën time”, tha 35 vjeçari duke shtuar se do të donte të kalonte më shumë kohë me familje, sidomos të birin e sapolindur. Kurz tha se nga 3 dhjetori do të dorëzojë edhe udhëheqjen me Partinë e tij konservatore, Popullore (OeVP). “Vendimi nuk ishte i lehtë për mua”, tha ai në një konferencë për media duke shtuar se beteja e tij me pohimet për korrupsion kanë lënë pasoja tek ai dhe e zbehën pasionin për politikë.

Akuzat për korrupsion Kurz i ka mohuar që nga fillimi, derisa më 2 dhjetor përsëriti që shpreson të ketë rast që të dëshmojë pafajësinë e tij në gjykatë. Akuzat për korrupsion u publikuan në tetor, kur Prokuroria urdhëroi bastisje në kancelarinë e shtetit dhe Ministrinë e Financave derisa hetohej që rrethi i ngushtë i tashmë ish-kancelarit shfrytëzoi paratë publike për të paguar sondazhe që do të përmirësonin imazhin e tij.

Sipas Prokurorisë së Austrisë, Kurz dhe nëntë individë të tjerë, sikurse edhe tre organizata janë duke u hetuar lidhur me këtë skandal.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Emiratet e Bashkuara Arabe ekstradojnë bosin e dyshuar të bandës kriminale irlandeze Kinahan

15:50 / August 9, 2026

Ndodh në Madeira, pushtohet kisha për martesën e Ronaldos me Georginës, por nuk ishin ata në altar…

15:30 / August 9, 2026

Pas deklaratës së Zelensky-t për Kosovën, Prishtina heq banderolën me mbishkrimin “Free Ukraine”, Rama: Shteti ynë duhet të respektohet

13:57 / August 9, 2026

Hungari/ Partia e Magyar nominon për president ish-kreun e Gjykatës Supreme që u shkarkua nga Orbani

11:19 / August 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.