Ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergj Koja ka rrëfyer eksperiencën me COVID-19 pasi u infektuar edhe ai nga virusi.
Koja tregoi dhe trajtimin që mori për koronavirusin.
”Armiku më i madh që na bashkëngjitet me COVID-19 është ankthi dhe tmerri. Pasi duhet të përballemi me lajmet e COVID-19. Nuk ishte ndonjë obobo, por dhe jo serioze nuk ishte. Duhet të merrje mjekimin e duhur. Duhet të merrje medikamente jo kot që e dëmtojnë organizmin.
Mos e dëmtosh veten, por ta marrësh ne kohën e duhur. Nisi me temperaturë, të dridhura, më mbajti 38- 38 e gjysëm për disa orë, më pas 37 e pak për 2 ditë. Pak kollë. Jo kollë e thatë, me gëlbazë. Në pulmone s’patëm prekje. Më pas iu nënshtruam mjekimit.
U tamponova kur pata temperaturë, më pas rezultati doli të nesërmen. Ecuria ishte ajo që ju shpjegova. Shqiptarët të kenë kujdes, mos e marrin me panik, por nuk ishte si virozat e tjera. Nuk duhet frikë fare, por duhet mjekim të duhur, falë konsulencës së duhur me mjekët sipas ecurisë dhe simptomatologjisë.
Në fillim po, prej kollës dhe gëlbazës, mora vetëm 1 antibiotik në 5 ditë. Forma ishte e lehtë derisa mesatare.
Iku shija në ditën e dytë të temperaturës, shije nuhatje nuk kisha më. Nga dita 10-11 u rikthye” tha Koja për News24.
