Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nuk ka lënë pa ironizuar videon, në të cilën kryeministri Edi Rama shfaqet duke bërë dush.
Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan: “Pyetja e studentit ishte: me ç’para e bëre shtëpinë, jo kur lahesh apo zgjohesh në të?!”
Pas publikimit të spotit të emisionit ‘Xing me Ermalin’ ku pritet të jetë i ftuar kryeministri, në rrjetet sociale ka plasur irona dhe memet me pamjet e kryeministrit në dush