Ish-bashkëshorti i modeles Adrola Dushi ka konfirmuar lidhjen e re. Adis Patushi ka ndarë një foto në Instastory, ku shfaqet duke i dhuruar një puthje në faqe një vajze bionde, por identiteti i saj nuk mund të zbulohet pasi ai ka përdorur filtra.
Ndarja mes Patushit dhe modeles shqiptare u konfirmua në vitin 2017. Ata janë prindër të një djali, Troit, i cili erdhi në jetë kur modelja ishte vetëm 20 vjeç, ndërsa ish-partneri i saj 24 vjeç.
E ndërsa vitet kalojnë, Adrola vazhdon të jetë një nënë beqare e përkushtuar tek karriera dhe tek i biri, por duket se për ish-bashkëshortin e saj gjërat kanë ndryshuar.

