“Republika e Maqedonisë nuk i ka zbatuar reformat e nevojshme për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Shërbimet sekrete maqedonase janë degë e serbëve, kurse serbët janë degë e rusëve. Ne nuk duam të sjellim Titon dhe Stalinin në BE.”
Kështu është shprehur ish-presidenti Rosen Plevneliev duke iu përgjigjur pyetjes së “BGNES-it” lidhur me rezultatet e vizitës së fundit të kryeministrit Kiril Petkov në Shkup.
Plevneliev përmendi si shembull pozitiv Shqipërinë, që së bashku me Maqedoninë e Veriut është kandidate për negociatat e anëtarësimit, por siç thotë ai, ndryshe nga Shkupi, Tirana ka zbatuar reforma të gjera në vitet e fundit.
“Shqipëria është gati sepse vitet e fundit ka bërë reforma të mëdha që Shkupi nuk i ka bërë. Për këtë arsye Bullgaria me të drejtë është shprehur se është përpara. Shqipëria bëri një regjistrim të drejtë dhe i dha të drejta minoritetit bullgar.
Ajo ndryshoi tekstet dhe fliste për ideologjinë komuniste dhe të kaluarën në një mënyrë tjetër. Shërbimet e Shqipërisë janë shumë më të integruara me shërbimet e NATO-s dhe BE-së sesa shërbimet e Maqedonisë së Veriut”, tha Plevneliev.
