Ish-shefi ekzekutiv i ‘Nokias’, Thomas Zilliacus, është fiksuar për të blerë Interin. Finalandezi prej kohësh ka nisur një fushatë për të mbledhur investime dhe më në fund duket se ia ka arritur.
Në një shënim në rrjetet sociale ai shkruan se “ka nënshkruar disa marrëveshje me investitorë të cilët duan të investojnë në kompaninë XXI Century Capital. Një pjesë e këtyre parave do investohet për të blerë Interin”. Deklarata këto që mund të merren seriozisht pasi finlandezi disa herë ka shprehur dashurinë për klubin zikaltër.
Madje pak kohë më parë ai ftoi Mohammed bin Salman, përgjegjësin e Fondit Publik të Arabisë Saudite, të bashkonte fondet për të blerë Interin. Kjo kërkesë e Zilliacus erdhi pasi bin Salman dështoi të blinte Manchester United.
Bin Salman është personi që administron fondin monstruoz prej 776 miliardë dollarësh të Arabisë Saudite. Rreth 180 miliardë euro të kësaj fushe ai ka ardhur të investohet në sport ç’ka solli edhe merkaton e bujshme të klubeve të Arabisë Saudite, pasi shumica prej tyre janë në menaxhim nga shteti.
