Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ish-vjehrri hap fletoren dhe zbulon sekretet për nusen e djalit: Kam shënuar të gjitha lëvizjet e saj

16:38 / November 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
foto ok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Konflikti, sherret e vazhdueshme dhe pretendimet për tradhti kanë përçarë një familje në Fushë-Krujë.

Rolanda Paturri, nënë e 3 fëmijëve, është divorcuar me bashkëshortin dhe jeton në shtëpinë 1-katëshe që ka ndërtuar ish-vjehrri i saj Muharrem Kallmeti. Ky i fundit ka hedhur në gjyq Rolandën dhe kërkon që të marrë përsëri pronën dhe truallin që i përket, ndërsa 38-vjeçarja kërkon të përfitojë pjesën e pasurisë që i takon.

Ish-vjehrri i saj ka pretendime për sjelljen e Rolandës, të cilën e akuzon për tradhti bashkëshortore dhe që në fillim ka qenë kundër martesës së djalit të tij me 38-vjeçaren.

Në një intervistë për emisionin Uniko nga Spartak Koka, z.Muharrem tregon se ka mbajtur shënim në një fletore të gjitha veprimet, e pahijshme sipas tij, të Rolandës.

Ai ka treguar një rast, kur ish-nusja e djalit të tij u largua nga banesa në vitin 2003 për ditë të tëra. Si ky rast, Muharrem Kallmeti shprehet se ka plot të tjera, të cilat i ka mbajtur shënim në fletoren e tij.

Muharrem Kallmeti: Ta shohësh këtë fletore është plot me shënime.

Spartak Koka: Çfarë është kjo fletore?

Muharrem Kallmeti: Kjo fletore ka shënimet që e merrnin njerëzit në telefon dhe largohej nga shtëpia natë e ditë, edhe në 10 të natës. 

Spartak Koka: E merrnin në telefon?

Muharrem Kallmeti: E merrnin në telefon!

Spartak Koka: Kush ka shkruar aty? Çfarë janë?

Muharrem Kallmeti: Unë! 

Spartak Koka: I keni mbajtur shënim sa herë largohej?

Muharrem Kallmeti: Po, sa herë largohej. 

Spartak Koka: Nga cili vit i keni të ruajtura?

Muharrem Kallmeti: 2003! Landa, më datë 20.08.2003 ka ikur nga shtëpia në orën 16:00. Ka lënë gocën 2 vjeç vetëm duke qarë dhe nuk ka ardhur në shtëpi dy netë. Pasi e ka gjetur Petriti, e ka marrë dhe e ka prurë prapë në shtëpi.

Spartak Koka: Dhe ju i ruanit të gjitha këto?

Muharrem Kallmeti: Po!    

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një muaj pas ardhjes në jetë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi publikojnë fotot me djalin 1-muajsh

19:00 / August 27, 2026

“Jeni të shpifur”/ Çfarë ka ndodhur me Kleonikin? Ish miss-i ‘lëshon gojën’ në postimin e saj

18:21 / August 26, 2026

Arbana Osmani lë “Ferma Vip”, dhe rikthehet në Top Channel?/Zbuloni detajet e reja

12:01 / August 23, 2026

Selin Bollati në “Goca & Gra”? Pas BBVIP 5, në një tjetër eksperiencë televizive?

18:21 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.