Instituti i Shëndetit Publik thotë se nuk jemi në një situatë epidemike të meningitit, ndërkohë që është shënuar vetëm një rast i tij, i cili ka qenë vdekjeprurës.
Silva Bino tha se të gjithë personat që kanë pasur kontakte me personin e prekur kanë marrë mjekimin përkatës me antibiotik për të mos u infektuar.
Përsa i përket situatës së gripit, ISHP thotë se është situatë normale dhe jo epidemike gjithashtu.
