Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Ishte grackë”/ Bëri simbolin e shqiponjës dykrenare, Miss Serbia merr vendimin drastik

12:15 / October 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 9eea8e2c26885fec6fadcf8558a3eb63
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfaqësuesja e Serbisë në konkursin “Miss Intercontinental”, Valentina Petrovic, së bashku me përfaqësueset e Malit të Zi, Shqipërisë dhe të Kosovës, bënë një foto duke pozuar me simbolin e shqiponjës dykrenare.

Një gjest i tillë ka bërë jehonë në media e në rrjete sociale dhe e gjithë Serbia i është kundërvënë Valentina-s, shkruan “Jaun News Usa”. Pas zhurmës së madhe, Petrovic zgjodhi të reagojë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku shkroi se është penduar që bëri shqiponjën dykrenare me duar dhe dëshiron që të tërhiqet nga gara.

“Dua të bëj një njoftim publik për fotografinë që po qarkullon në rrjetet sociale! Në një eufori të vrullshme për festën, më ftuan të bëja foto, qëndrova pranë vajzave, të cilat me shpejtësi më formuan tek duart simbolin e shqiponjës dykrenare. Nuk kisha qëllime të këqija, ishte një moment pakujdesie dhe spontaniteti.

Dua t’u kërkoj falje të gjithë pjesëtarëve të kombit tim, njerëzve nga Kosova e Metohia, shoqërisë sime, familjes sime që janë konfuzë për shkak të fotografisë dhe pamaturisë sime, si dhe rënies në grackën e qëllimeve të këqija të dikujt tjetër. Unë e dua dhe e inkurajoj vendin tim dhe vlerat e tij. Shteti ynë është simboli i vetëm që mbaj në zemër. Unë thjesht nuk po mendoja kur ndodhi ky akt.

Më vjen shumë, shumë keq, ndaj, përveç një faljeje të thellë, mora vendimin t’u kërkoja leje organizatorëve për t’u larguar nga konkursi dhe kështu të lehtësoja presionin aktual që po më bëhet.

Më vjen shumë keq për këtë, por thjesht ndodhi në mënyrë të pamatur. Më duken të vështira të gjitha mesazhet dhe kritikat, por keni të drejtë. Më falni, shpresoj të më kuptoni”, shkroi Valentina në llogarinë e saj në Instagram.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Eurovision 2027 do të mbahet në Burgas të Bullgarisë

17:39 / August 13, 2026

Fotoja që ngriti dyshimet për fëmijën e dytë, Kiara Tito nuk i lë ndjekësit pa një përgjigje…

19:36 / August 11, 2026

Ndodh në Madeira, pushtohet kisha për martesën e Ronaldos me Georginës, por nuk ishin ata në altar…

15:30 / August 9, 2026

Zendaya dhe Tom Holland martohen për herë të dytë!

18:41 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.