Puerto Rico u godit këtë mëngjes nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i pasuar dhe nga një tjetër me magnitudë 5.6 duke shkaktuar mjaft dëme materiale, por fatmirësisht jo viktima në njerëz.
Një sit turistik shkëmbor mjaft i njohur tashmë humbi pas lëkundjeve dëmtuese. Bëhet fjalë për Punta Ventana e cila tashmë nuk ekziston më. Fatmirësisht nuk është dhënë alarm për tsunami.
Dëme të mëdha ka pasur në ndërtesa në të gjithë ishullin që u shënua rreth orës 09.24 (me orën në Shqipëri).
Mes fotove të shumta ishte dhe ajo e Punta Ventana, e cila kishte rënë në oqean, afër qytetit jugor portorikan të Guayanilla. “Playa Ventana ka rënë. Sot ikona jonë turistike do të mbetet në memorien e të gjithëve”, ka thënë Glidden Lopez, zëdhënës shtypi i këshillit të qytetit. Ai thotë se në fakt shkëmbi ishte dëmtuar nga lëkundje të shumta që ka pasur ditët e fundit.

