Është mbyllur në barazim pa gola derbi i zjarrtë i Kroacisë mes Rijekës dhe Hajdukut të Spitit. Edhe pse atmosfera ishte elektrizuese, në fushën e blertë mungoi spektakli dhe golat.

Ndërkohë në radhët e Hajdukut u aktivizuan në formacionin titullar 2 futbollistët shqiptarë, Ismajli dhe Tahiraj.
Vlonjati u zëvendësua nga trajneri në minutën e 61-të, ndërkohë që mbrojtësi Ismajli, qëndroi në fushë gjithë lojën. 22-vjeçari bëri një paraqitje të kënaqshme, teksa në minutën e 31-të u ndëshkua me karton të verdhë.
Me barazimin e sotëm, Hajduku i Splitit u ngjit në kuotën e 30 pikëve, 5 më pak se Lokomotiva e Zagrebit që mban vendin e 4-t.
Ndërkohë Rijeka mban vendin e dytë me 38 pikë. Por për herë të parë pas 30 shtatorit të 2018 teksa luanin me Slaven Belupo, ky ekip nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës. Dinamo e Zagrebit kryeson e vetme me një diferencë +13.
