Italia siguroi një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, pasi mundi Hungarinë 2-0 në Budapest.
Për “të kaltrit” shënuan Giacomo Raspadori dhe Federico Dimarco duke e mbyllur me fitore ndeshjen e fundit në Grupin A3.
Kampionët në fuqi të Europës, që nuk do të jenë në Katar 2022, e mbyllën këtë edicion me 11 pikë pas gjashtë takimesh, një më shumë se sa Hungaria e vendit të dytë.
Vendasve u duhej vetëm një barazim që të siguronin një vend në gjysmëfinale.
Në këtë sfidë të luftuar, u dallua edhe portieri Xhanluixhi Donaruma me pritjet e tij.
Në takimin tjetër të grupit, gabimi i portierit Nik Pop i kushtoi Anglisë fitoren, pasi kishte përmbysur Gjermaninë në “Uembli” në 20 minutat e fundit të takimit