Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Italia hap stadiumet, 17 mijë tifozë në “Olimpico” për Itali-Turqi

20:38 / April 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
seria a milan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lajm i mirë për futbollin italian. Më datë 11 qershor fillon Euro 2020 dhe sfida e parë është progrmuar të luhet në stadiumin “Olimpico” të Romës. UEFA ka kërkuar që në stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet, të krijohet mundësia që 25% e kapacitetit të mbushet me tifozë.

Si pasojë e situatës së vështirë të krijuar nga pandemia e koronavirusit, autoritetet italiane nuk kishin dhënë leje për praninë e publikut në stadiume, duke rrezikuar që sfida hapëse e Euro 2020 të transferohej në një shtet tjetër.

Një gjë e tillë nuk do të ndodhë, Itali-Turqi do të zhvillohet në “Olimpico”, që do jetë i mbushur me 25% të kapacitetit që ka. Stadiumi i njohur mban 70.634 tifozë, kështu që në duelin e parë të Europianit pritet të jenë të pranishëm mbi 17 mijë tifozë.

Qeveria e vendit fqinj i ka dërguar një letër presidentit të FIGC (Federata Italiane e Futbollit), Gabriele Gravina, aty ku konfirmohet hapja e stadiumit të kryeqytetit me 25% të kapacitetit për duelin Itali-Turqi.

Kreu i futbollit italian e ka përshëndetur një gjë të tillë. “Konfirmimi nga qeveria për praninë e publikut në Romë për Euro 2020 përfaqëson një lajm të shkëlqyer, të cilin do ia transmetojmë menjëherë edhe UEFA-s.

“Unë do të doja të falënderoja kryeministrin Draghi dhe qeverinë e tij, Ministrin e Shëndetësisë, Speranza, por mbi të gjitha Nënsekretaren Vezzali, e cila shprehu mbështetjen e saj të plotë për realizimin e kësaj ngjarjeje të madhe“, deklaroi Gravina.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare sulmuesi i Tenerife-s pas përplasjes së rëndë në fushë

10:47 / November 3, 2026

Momente paniku, futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes

21:00 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.