Italia ka triumfuar në një ndeshje shumë të bukur ndaj Anglisë, teksa pjesa e parë ishte tepër intensvie. Goli vendimtar nuk erdhi gjatë 45 minutave të para, e ndërsa pjesa e dytë foli pothuajse anglisht, ku miqtë e Southgate sulmuan disa herë portën e Donnarumma, por ky i fundit ishte shumë i kujdesshëm.
Por mrekullia për vendasit ndodhi në minutën e 68-të, ku një top i mahnitshëm i shërbyer nga Bonuçi pothuajse nga zona e tij, shkoi në këmbët e Raspadorit dhe sulmuesi i Napolit realizoi një gol fantastik duke i dhënë fitoren Italisë.
Nga ana tjetër, ndodhi ajo që frikësonte më shumë Flick-un, pasi Hungaria mposhti minimalisht gjermanët.
Në pjesën e parë, konkretisht në minutën e 17-të, hungarezët kryejnë një goditje këndi dhe Szalai shënoi një gol magjik nga një goditje me takë. Gjermania dominoi totalisht, por goli i barazimit nuk erdhi kurrë.