Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka paditur Këshillin e Ministrave pranë GJykatës Administrative të Apelit për heqjen e pasaportave diplkomatike.
Gjyqtarët kërkojnë anulimin e vendimit të qeverisë, pasi sipas tyre kjo cenon statusin e gjyqtarit.
Kujtojmë që në prill të këtij viti ministri në detyrë Gent Cakaj tha se po bëhej gati propozimi për heqjen e qindra pasaportave diplomatike në vend, të cilat sipas tij i mbajnë njerëz që nuk i mertojnë.
Por gjyqtarët e konsiderojnë pasaportën diplomatike si një të drejtë të fituar që “nuk mund të ulet”.
Cakaj ka thënë më herët se janë rreth 350 persona që mbajnë pasaportë diplomatike kundër ligjit. “Në shkelje flagrante dhe këtij kuadri ligjor dhe administrativ në vetvete është habitshëm sot në Shqipëri ka mbi 350 persona që mbajnë pasaportë diplomatike kundër ligjit dhe dalin e hyjnë si personalitete me status të veçantë, deputetë, matanë legjislaturave të fundit, gjykatës të Lartë e Kushtetues që nuk e kanë kaluar vetingun e shoqërues të personaliteteve te njohura në Shqipëri kanë status diplomatik”, tha Cakaj.
Lexo edhe- Ndryshon ligji për pasaportat diplomatike, ja kush do të përjashtohen
