Epo trendi i fotove me të brendshme në mes të dëborës është rikthyer mes emrave të njohur të shovvbiz, ku e fundit është modelja Aurela Hoxha.
Ajo shëtit me dy kuaj, e veshur me të brendshme të bardha dhe me krahë ëngjëlli duke mos i lënë vend imagjinatës. Të gjithë e lidhën këtë foto me faktin se tashmë Aurela është beqare.
Sipas tyre, Aurela është ndarë nga i dashuri miliarder nga Miloti, Albani. Modelja, e cila vetëm pak kohë më parë tregoi planet për dasmë, siç mësohet i ka dhënë fund marrëdhënies me të dashurin biznesmen, me të cilin bashkëjetonte në Spanjë.
E ftuar në “Shiko kush luan”, Hoxhës iu bënë disa pyetje ngacmuese për të kuptuar më shumë rreth lidhjes së saj me Albanin. Teksa i bëheshin pyetjet, ajo përgjigjej lehtësisht.
“I kam thënë të dua dhe e kam puthur në buzë që në takimin e parë, sa zgjohem i them edhe atij të zgjohet, sepse më merr malli. Është shumë xheloz për çdo person që më afrohet, por ende nuk kemi folur për dasmën!”- tregoi Aurela Hoxha.
Më pas modelja tha se të gjitha përgjigjet e saj kishin lidhje me qenin e saj.

“Unë iu përgjigja të gjitha pyetjeve sepse ju nuk m’u drejtuat me emër, pikët i meritoj sepse nuk kam gënjyer. Ishin të gjitha për Rekun. Kush më njeh e di që ai është dashuria ime më e madhe,”- tha ajo.
“Uaaa, po si, i dashuri është Reku?”, pyeti Luana Vjollca. “Jo, është qeni,”- vazhdoi Aurela duke i surprizuar të gjithë dhe duke mos thënë asnjë fjalë për “Albanin e famshëm”.
Kaq u desh dhe komentuesit zbuluan se deklarata e saj kishte nënkuptim brenda dhe që bëhet fjalë për ndarjen e saj nga i dashuri në Spanjë dhe kthimin në Shqipëri.
