Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Iu shpërtheu tritoli në makinë, Mikel Harizaj dhe Serini Dumi në gjendje kritike te Trauma

10:12 / January 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makina 5 640x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në lidhje me shpërthimin me lëndë plasëse ndaj 2 personave në Tiranë, burime nga spitali bëjnë me dije për Fax News se gjendja shëndetësore e tyre vijon të jetë kritike.

Të dy Mikel Harizaj dhe pasagjeri Serini Dumi, janë të intubuar dhe nën kujdes intesiv nga mjekët. Policia po verifikon aktivitetin e tyre ku shënjestër e sulmit dyshohet të ketë qenë 42- vjecari Mikel Harizaj.

Dumi ishte kamarier në lokalin e Harizajt, dhe ky i fundit ishte duke e shoqëruar për në banesë.

Harizaj rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë, pasi në vitin 2009 ka tentuar që të vrasë me granatë dore tre persona. Ai u arrestua vetëm 3 vite më vonë nga Policia, teksa qëndronte te disa miq të tij në Tiranë.

Harizaj rreth orës 23:00 të datës 10 prill 2009, në Selenicë, për motive të dobëta është konfliktuar me tre shtetas në ambientet e një lokali. Menjëherë pas konfliktit, Mikel Harizaj ka dalë nga lokali dhe ka shkuar në makinën e tij, të cilën e kishte të parkuar afër lokalit nga ku ka marrë një granatë dore, me të cilën ka sulmuar shtetasit e mësipërm.

Nga shpërthimi i granatës u plagos rëndë asokohe shtetasi G. A., dhe më lehtë dy të tjerët. Operacioni për kapjen e tij u bë në Tiranë, pasi Mikel Harizaj ndodhej i fshehur te disa persona, me të cilët kishte lidhje shoqërore. Ndaj tij hu ngrit akuza për vrasje të mbetur në tentativë.

Duket se pas vuajtjes së dënimit, ndaj Harizajt ka nisur hakmarrja.

Si ai, si 26-vjeçari Dumi, ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tronditëse në Meksikë/ Po transmetonte live në TikTok, influenceri ekzekutohet me armë zjarri para syve të ndjekësve

10:43 / August 5, 2026

Mashtronin të huajt të rikuperonin paratë e humbura në Call Center, Prokuroria dërgon në gjyq tre persona

10:41 / August 5, 2026

Autostrada Durrës-Tiranë me kufizime për dy netë radhazi (ARRSH jep detajet)

10:18 / August 5, 2026

Mallakastër/ Zjarri në fshatin Riban merr përmasa të mëdha, rrezikohet masivi pyjor

10:03 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.