Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencën për gjykimin e Izet Haxhisë, dhe dosjen ia ka kaluar sërish Gjykatës për Krimet e Rënda e cila do të bëjë rigjykimin.
Në fakt ishte vetë prokuroria më herët që kërkoi që gjykata të shpallte moskompetencën, pasi varsja e funksionarëve publike tashmë hetohet tek krimet e Rënda.
Avokati Idajet Beqiri dhe vetë Izet Haxhia thanë në seancë që e linin në dorë të gjykatës, duke mos shprehur kundërshti ndaj kërkesës, ndersa avokati tjetër i Haxhisë, Bashkim Nikolla,tha se dosja nuk duhet të largohet nga Gjykata e Tiranës. Pasi u tërhoqën për rreth një orë, treshja gjykuese vendosi të pranojë kërkesën e prokurorëve, bën të ditur Panorama.
Izet Haxhia u dënua me 25 vite burg në prill 2002 nga Dhoma Penale Tiranë e më pas në qershor 2002 nga Apeli me 25 vite të formës së prerë në mungesë për vrasjen e ish deputetit demokrat Azem Hajdari. Pas 17 vitesh dënim në mungesë, në maj të viti të kaluar Izet Haxhia u rikthye nga Turqia për të rihapur çështjen. Krimet e Rënda pranuan kërkesën e Izet Haxhisë për hapjen e dosjes ‘Hajdari’ dhe procesi do të rinisë në Gjykatë e Shkallës së Parë. Më 18 mars tre gjyqtarët e Krimeve të Rënda Dhimitër Lara, Nure Ndreni dhe Sokol Binaj vendosën të anulonin dy vendimet që kishin dënuar Haxhinë për të rihapur gjithë procesin me një tjetër trup gjykuese në Gjykatën e Shkallës së Parë.
Deputeti Azem Hajdari u vra më 12 shtator teksa dilte nga selia e Partisë Demokratike. Për këtë krim u dënuan katër persona përfshi dhe ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhinë.