Për vitin e ri shkollor përfitojnë libra falas nxënësir e klasave 1-7 dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasën e 120të.
Ministrja Shahini përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka publikuar punët e realizuara gjatë vitit 2020, është ndalur konkretisht te zgjerimi i kësaj skeme mbështetëse.
Përkundër presionit financiar nga tërmeti i vitit të kaluar dhe pandemia e COVID-19, Ministrja Shahini nënvizon se “këtë vit kemi zgjeruar skemën mbështetëse të librave falas, me përfitues direkt nxënësit e klasave 1-7 dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të”.
Kjo skemë mbështetëse nga buxheti i shtetit prej 800 milion lekësh u vjen në ndihmë direkt mbi 250 mijë nxënësve përfitues në të gjithë vendin, duke ulur koston financiare të familjeve shqiptare dhe përmirësuar gjithashtu qasjen e nxënësve në arsim, veçanërisht nxënësve romë dhe egjiptianë, të cilët kanë një rrezikshmëri më të lartë të braktisjes së shkollës së mesme.
