Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Ja lëngjet që kanë më shumë vitaminë C!

19:12 / May 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Portokkali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Njeriu ka nevojë për vitaminën C në çdo ditë të jetës së tij.

Kjo vitaminë e rëndësishme për rritjen dhe riparimin e çdo indi dhe qelize në organizëm. Ajo ndihmon në formimin e kolagjenit, përthithjen e hekurit, forcimin e sistemit imunitar dhe shëndetin e kockave.

Vitamina C neutralizon radikalet e lira të cilat shkaktojnë inflamacion dhe dëme të shumëta në organizëm.

Siç ndodh rëndom edhe në rastin e vitaminave të tjera, shumë njerëz në vendin tonë nuk konsumojnë sasinë e duhur të kësaj vitamine të rëndësishme.

Kjo vjen si pasojë e ushqyerjes së shpejtë e të keqe dhe mungesës së suplementëve.

Kur organizmi nuk merr sasinë e mjaftueshme të kësaj vitamine, njeriu përballet me manifestimin e një sërë simptomash mendore dhe fizike.

Për më tepër, organizmi bëhet më i brishtë dhe më i ndjeshëm ndaj sëmundjeve kronike dhe akute.

Ekspertët e AgroËeb.org thonë se lëngjet mund të jenë pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor por ato nuk duhen konsideruar si burimi i vetëm i kësaj vitamine.

Përveç vitaminës C, lëngjet e freskëta të frutave ofrojnë shumë kalori dhe sheqer sepse u mungon fibra që gjendet tek tuli dhe lëkura.

Lëngjet e Agrumeve

Agrumet janë ndër frutat më të pasura me vitaminë C.

Një gotë me lëng portokalli ofron 125 miligramë vitaminë C.

E njëjta sasi me lëng qitroje ofron 90 miligramë C ndërsa lëngu i mandarinave ofron 55 miligramë vitaminë C.

Një gotë me lëngun e boronicës së kuqe ofron 90 miligramë vitaminë C.

Lëngu i ananasit ofron më shumë se 25 miligramë për gotë ndërsa  ai i kumbullës vetëm 10 miligramë vitaminë C.

Perimet  janë shumë të pasura me këtë vitaminë të rëndësishme.

Një lëng perimesh miks ofron 65 miligramë vitaminë C. Lëngu i domates ofron 45 miligramë vitaminë C në një gotë ndërsa ai i karrotës ofron 20 miligramë vitaminë C.

Nevojat për vitaminë C janë në varësi të disa faktorëve.

Burrat dhe djemtë kanë nevojë për 90 miligramë vitaminë C në ditë ndërsa gratë dhe vajzat për 75 miligramë vitaminë në ditë.

Gratë shtatzëna kanë nevojë për 85 miligramë vitaminë C dhe gjatë ushqyerjes së fëmijës me gji deri në 120 miligramë vitaminë C.

Duhanpirësit kanë nevojë për një dozë shtesë prej 35 miligramësh nga sasia e lartpërmendur.

lëngjet tirananews.al vitamin C
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.