Moderatorja Jona Spahiu është larguar nga ekrani që pas lindjes së djalit dhe të gjithë po e pyesin se kur do të rikthehet. Më në fund Jona ka folur vetë.
Moderatorja ka treguar në një seri videosh në Instastory, arsyen përse i ka munguar ekranit gjithë këto kohë dhe nëse do ta shohim atë së shpejti në televizion.
Ajo tregoi se në një moment të caktuar të jetës së saj, televizioni nuk ishte prioritet ndaj edhe nuk ka qenë pjesë e tij, por kjo nuk do të thotë se Jona ka hequr dorë njëherë e mirë nga ekrani.
“Si çdo gjë në jetë edhe programeve televizive edhe jetës së një personazhi në televizion ndodh t’i vijë fundi edhe nuk është fundi i botës. Në një moment të caktuar të jetës sime, televizioni nuk ishte prioritet, ndjeja që nuk kisha të njëjtin motiv për të qenë çdo ditë aty isha mjaftueshëm për të mos kërkuar kënaqësi të tjera personale apo profesionale”.
