Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Jahti i braktisur në Shëngjin, flet gruaja e kapitenit të zhdukur turk: Vajza pyet për babain dhe…

16:21 / September 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gruaja e turkut
MUĞLA (AA) - Tashmë disa ditë nga gjetja e një jahti të braktisur në Detin Adriatik dhe dokumenteve të kapitenit Sezgin Yavuz, ende nuk është gjetur asnjë gjurmë mbi vendndodhjen e shtetasit turk. Vesile Yavuz (foto)(26), bashkëshortja e kapitenit Sezgin Yavuz në një prononcim për gazetarët tha se i shoqi i saj kishte dalë jashtë shtetit para dy muajve dhe se një javë më parë ka marrë rrugën për t'u kthyer. ( Ali Rıza Akkır - Anadolu Agency )
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tashmë disa ditë nga gjetja e një jahti të braktisur në Detin Adriatik dhe dokumenteve të kapitenit Sezgin Yavuz, ende nuk është gjetur asnjë gjurmë mbi vendndodhjen e shtetasit turk.
Jahti me emrin “Atik Bey” u gjet i braktisur disa ditë më parë në ujërat ndërkombëtar në Detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, ndërsa gjatë kontrollit policor u gjetën dokumentet e kapitenit 31-vjeçar Sezgin Yavuz.

Gati një javë më parë, Yavuz çoi në Shqipëri pronarin e jahtit, Nedim Akyüz, ndërsa më pas u nis për në Greqi.
Jahti u gjet në gjendje aktive nga ana e peshkatarëve, ndërsa më pas filloi hetim pas mungesës së kapitenit Yavuz, për të cilin policia fillimisht dyshoi se ishte pronari i mjetit lundrues.

Vesile Yavuz (26), bashkëshortja e kapitenit Sezgin Yavuz me banim në qytetin Fethiye në provincën perëndimore turke Muğla, e cila tashmë tre muaj e gjysmë është shtatzënë, në një prononcim për gazetarët tha se i shoqi i saj kishte dalë jashtë shtetit para dy muajve dhe se një javë më parë ka marrë rrugën për t’u kthyer, shkruan AA.

Ajo rrëfeu se më 4 shtator ai i kishte telefonuar për t’i treguar se do të kthehej në Turqi dhe se mund t’i telefononte sërish pas dy ditësh.
“Nuk më telefonoi më. Të shtunën u gjet mjeti lundrues. Mjeti është gjetur në gjendje aktive, por bashkëshorti im nuk ka qenë brenda. Ende nuk është gjetur. Kërkoj ndihmë nga zyrtarët tanë të lartë të shtetit. Dua që i shoqi im të kthehet. Bija ime pyet për babain e saj dhe unë nuk mund t’i them asgjë”, shtoi Vesile Yavuz.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

1.8 miliardë lekë për rindërtimin në Tiranë/ Demo jep lajmin: Financim për zhbllokimin e punimeve në Kombinat dhe “5 Maji”, synohet përshpejtimi i procesit

16:03 / November 16, 2026

Ukraina godet urën e Kerçit që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar

16:01 / November 16, 2026

“Na merrni në tryezën europiane, nuk shpëtoni dot prej nesh”/ Rama i bën thirrje BE-së: Ka ardhur koha që vendet kandidate të bëhen pjesë e tryezës europiane

15:15 / November 16, 2026

“Po zbatojmë rregullat pa qenë ende në tryezën europiane”/ Rama nga Brukseli: Shqipëria përmbush më shumë kritere se vendet para anëtarësimit

15:09 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.