Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Janë burrë e grua e kanë 3 fëmijë”, Haxhiu tregon çfarë i ka thënë në tavolinë Metës

08:36 / April 23, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1569
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Baton Haxhiu mori në analizë këtë të hënë çiftin Ilir Meta – Monika Kryemadhi. Gjatë emisionit “Opinion”, Haxhiu u shpreh se është kundër trajtimit që Meta po i bën Kryemadhit publikisht.

“I kam pasur dy momente me miqësinë e familjes Meta dhe nuk e mohoj që i kam pasur shumë miq. Kam qenë shumë kundër që Monika të hynte në politikë atëherë kur Ilir Meta ia imponoi. Ia imponoi si pjesë të saj, si njeri të dytë etj. Jam shumë kundër me atë që po bën Ilir Meta sot. Jam shumë kundër për arsye se trajtimi i Monikës në këtë mënyrë çfarë po i bën Ilir Meta, ia kam thënë edhe në tavolinë, po ia them edhe publikisht, është krejtësisht gabim. Në këtë rast jam me Monikën. Nuk besoj se Monika është ndonjë politikane e jashtëzakonshme, por po them atë që duhet. Nuk duhet të vijë deri në këtë pikë Iliri ta trajtojë pjesën e familjes së tij ashtu siç e bën në publik”, tha Haxhiu.

Sipas tij, Meta është në grahmën e fundit të jetës së tij politike. Ai tha se nuk e pranon gjuhën që ish-Presidenti ka me Kryemadhin duke u shprehur se gjërat mund t’i zgjidhin edhe privatisht në shtëpi.

“Është në grahmën e fundit të jetës së tij politike për shumë arsye. E di më mirë se kushdo tjetër Ilirin. E njoh edhe kur karikohet shumë, edhe kur bërtet shumë, edhe kur bërtet politikisht, edhe kur e ka bërtimën më të madhe që është i pafuqishëm. I njoh të gjitha detajet e Ilirit. Ajo që po më pengon është raporti njerëzor me Monikën dhe këtë nuk ia pranoj. Nuk ia pranoj që dikush publikisht me njeriun që ka jetuar gjatë ta denoncojë publikisht ashtu. Nuk e pranoj këtë gjuhë. Nuk e pranoj këtë mënyrë të të bërit politikë. Nuk e pranoj pjesën njerëzore në raport me Monikën dhe tek e fundit gjërat që kanë private mund t’i zgjidhin në shtëpi. Nuk janë të fundit që i zgjidhin këto gjëra privatisht. Nuk janë njerëzit e fundit që mospajtimet t’i zgjidhin privatisht. Ata tek e fundit janë burrë e grua e kanë 3 fëmijë. Po flasim edhe për një çift”, tha ai.

Sipas Haxhiut, Meta ka marrë anën e SPAK sepse ka deklaruar publikisht për Kryemadhin dhe të tjerët që “ata janë mjaftueshëm të rritur dhe unë nuk jam këtu që të fal ose mbroj gabimet e të tjerëve”.

“Nuk flitet për grua ashtu. Jam konservativ në këtë pikë. Nuk e pëlqej Monikën politikisht, por këtë rast jam me Monikën”, shtoi Haxhiu.

baton haxhiu Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.