Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Japoni/ Kandidati për kryeministër merr lejen e lindjes

18:42 / January 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Japoni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mjedisit japonez, gjithashtu edhe kandidat për kryeministër, Shinjiro Koizumi njoftoi se do marrë pushime në punë pasi fëmija i tij i parë do të lindë këtë muaj.

Koizumi është ministri i parë i kabinetit në vend që do të ndërmarrë një veprim të tillë.

Ai tha të mërkurën se vendosi të ndërmarrë dy javë pushim lejeje lindje gjatë tre muajve të parë pasi bashkëshortja e tij të sjellë fëmijën në jetë.

Ministri e mori vendimin për të ndihmuar bashkëshorten me fëmijën e porsalindur.

Edhe pse ministri 38-vjeçar po bën vetëm 2 javë pushim vendimi i tij është shumë domethënës në Japoni.

Sipas ligjit në Japoni burrat dhe gratë kanë të drejtën për të marrë pushim nga puna deri në 1 vit pas lindjes së fëmijës së tyre.

Prindërve nuk u garantohet pagesa nga punëdhënësi i tyre, por kanë të drejtë për përfitime nga ana e qeverisë.

Por në vitin 2018, vetëm 6.16% e burrave morën leje atësie, sipas të dhënave të qeverisë të lëshuara vitin e kaluar, sipas BBC.

Vendimi i tij ka tërhequr vëmendjen pasi Koizumi, djali i ish-kryeministrit Junichiro Koizumi, shihet gjerësisht si një kandidat i ardhshëm për kryeministër.

“Sinqerisht e them që u mundova shumë për të marrë një leje atësie ndërkohë që plotësoj detyrën time si ministër i mjedisit. Por ne duhet të ndryshojmë jo vetëm sistemin por edhe atmosferën. Shpresoj se në të ardhmen do të kemi një shoqëri ku pushimi i atësisë së një politikani nuk përbën më lajm”, u shpreh ai.

japoni kandidati leje lindje tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tajfuni Jangmi godet Japoninë/ Katër të lënduar në Okinawa, anulime të shumta fluturimesh

10:46 / June 2, 2026

Vizita e Kryeministrit Rama në Japoni, Tokio “vishet” kuqezi

09:22 / May 22, 2026

Tronditet Japonia, tërmeti me magnitudë 6.4 ballë godet shtetin aziatik

09:44 / May 16, 2026

Tërmet 7.4 ballë në Japoni, alarm për cunami

11:07 / April 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.