Shefi i arbitrave, Sokol Jareci, bëri analizën e disa rasteve të ndeshjes derbi mes Tiranës dhe Partizanit, duke insistuar se gjyqtari Xhaja kishte vepruar shumë mirë. Në “Rubrika Sportive” ai u ndal te disa episode dhe dha këndvështrimin e tij për disa ngjarje.
“Xhaja është një nga tre arbitrat e FIFA-s, duke përfshirë Metën e Koçin që janë arbitrat me eksperience, menduam që ishte i vetmi person i cili na javët e fundit ka pasur histori të mirë dhe nuk ka pasur histori jo të mirë në ndeshjen derbi. Nuk ishte i kontestueshëm nga palët para sfidave.
Te Vangjeli dora është natyrale, nëse do të binte te krahu do të ishte penallti. Bie në shpatull, Vangjeli kërkon ta evitojë prekjen e topit me dorë. Sistemi i VAR mund të bëhet me 5 kamera, pastaj ka deri ne 12. Në raste të tilla që nuk kemi pamje të pastra, sistemi VAR nuk ndërhyn.
Duart në fyt të Bathës janë gjest antisportiv. I ngjashëm me Çyrbjen? Arbitrit të asaj ndeshje i kam thënë që momenti me Kale nuk është për karton të kuq, e njëjta gjë edhe këtu. I kuq është vetëm kur tërheq, kur ka forcë, ka goditje. Gjyqtari i katërt e ka sinjalizuar ka kthyer kokën. Sjelljet janë antisportive, është karton i verdhë, në një derbi të gjitha pranohen. Sjellja antisportive është karton i verdhë, dhuna është karton i kuq”, tha Jareci.