Në konferencën për shtyp në kuadër të ndeshjes Shqipëri-Çeki, përveç teknikut të Sylvinho ishte dhe liderI i mbrojtjes “kuqezi”, Berat Gjimshiti, i cili u shpreh se pavarësisht vështirësive të sfidës, sërish djemtë janë gati të përballen.
“Ndeshje për ndeshje jemi të fokusuar sepse nuk dihet se çfarë vjen pastaj. Sigurisht që është një moment i bukur, i vështirë po prap jemi gati për përballemi me Çekinë në këtë ndeshje.
Besoj se euforia është më shumë nga jashtë sesa nga brenda ne i dimë vlerat e kundërshtarit, i dimë vlerat ona, besoj se çdo ndeshje ka rëndësinë e vet. Do të jetë shumë e vështirë, por besoj te kualiteti i skuadrës tonë dhe do të japim gjithçka mbrëmjen e nesërme”,- u shpreh “kollosi” i mbrojtjes “kuqezi”.