Pas derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës ku bardheblutë dolën triumfues, paardhur edhe reagimi i Zv/kryeministrit të Shqipërisë, Erion Braçe. Braçe i cili është tifoz i të kuqve nëpërmjet një postimi në Instagram ka falënderuar dhe ka treguar mirënjohje për koreografinë e tifozëve të Partizanit në nderim të 51 viktimave nga tërmeti. Ndërkohë, Braçe nuk ka shmangur edhe një “thumbim” ndaj tifozerisë rivale të Tiranës, teksa shprehet se tifozeria e kuqe është ndryshe dhe nuk është llumi.
Postimi i plotë i Erion Braçes:
Mirenjohes pa fund per koreografine e dedikuar per 51 shqiptaret e zakonshem qe humben jeten nga #termeti; Mirenjohes pa fund qe ishit aq shume sot duke kontribuuar direkt ne ndihme te familjeve te te mbijetuarve nga #termeti; Mirenjohes pa fund per respektin e duartrokitjet per ekipet e jashtezakonshme te kerkim shpetimit te #Ushtrise, #Policise, #Zjarrefikesve, #UrgjencesMjekesore ne nje ceremoni te organizuar e gjitha nga #Partizani ne respekt te punes se tyre; Mirenjohes pa fund qe mbytet me fershellima sharjet e fyerjet banale te llumit te llumit!
JUJENINDRYSHE!
Ju nuk jeni llumi!
Ju meritoni respekt nje per nje!
Faaaaaaleeeeeemiiiiiiindeeeeeriiiiit!
Tani,
Tirana gaboi fare pak,
kaq mjaftoi per te qene me mire se Partizani, ndaj fitoi.
Pra, e meritoi!
Nderkohe,
PARTIZANI ESHTE, ATY, GJALLE,
I KOMPLETUAR DHE I FORTE!
Kush nuk e lexon kete tek ata djem,
nuk i duhet #Partizanit;
Faleminderit per gjithcka por #Partizani eshte shume me i madh se cdo individ, qofte ky edhe i huaj;
eshte #Familja qe nis nga ata qe ishin sot ne stadium e deri tek i fundit i kuq ne kete vend!
Eshte peshe e rende shume!
Kjo eshte diferenca!
Kete vit kemi fituar shume si #Familje;
Se pari si ekip, pastaj te gjithe bashke, ekip e tifoze!
Kjo eshte forca jone!
Ketu duhet te ringrihemi!
Alban, Lenc, Egzon, Bruno, Jasir, Jurgen, Esat, Erald, Elsin, Eneo, Kristi, Hektor etj, ju jeni kampionet, barra eshte mbi ju;
Ju duhet te udhehiqni edhe te huajt,
ju duhet ti beni bashke e te beheni bashke!
Ju nuk humbni, ju fitoni ose mesoni!
Kjo ishte ndeshja per te mesuar!
Refuzojeni si humbje, pranojeni si mesim, pas 5 vitesh duhet edhe nje i tille;
Bilanc i frikshem, mos harroni, e bete ju!