Një tjetër rast i ngjashëm i grabitjes së Nazmi Çangut ka ndodhur në Tepelenë. ‘Faxnews’ raporton se banesa e Alim Muhos në fshatin Luzat të Tepelenës ka rënë pre e një grabitje.
Në banesë mësohet se kanë hyrë tre persona në orën 1 të natës, të cilët janë prezantuar familjes si policia e shtetit. Personat ende të paidentifikuar jaë futur në banesë, aty ku ndodhej vetëm kryefamiljari, pasi e shoqja dhe nusja e djalit nuk ishin në banesë. Autorët kanë marrë nga banesa rrëth 2 milionë lekë të vjetra.
Policia po shoqëron disa persona banues në këtë fshat për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
