Një 67-vjeçare është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Laprakë. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se e moshuara jetonte vetëm me djalin e saj 45-vjeçar.
Nga kqyrja paraprake e trupit të të ndjerës nuk janë vërejtur shenja dhune. Djali i saj është shoqëruar në polici për të dhënë detaje.
NJOFTIMI
Tiranë/Informacion paraprak
Në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë shtetasia V.R., 67 vjeçe, e cila jetonte vetëm me djalin e saj.
Trupi i viktimës u dërgua në morg për të kryer ekspertimin mjeko-ligjor, ku nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Shtetasi J.Z., 45 vjeç (djali viktimës) u shoqerua në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.
